K O N K U R S

Fondacioni i Shkencës dhe Kulturës “D I T U R I A” shpall konkursin e hapur të bursave për vitin akademik 2020/2021 për studentët e susksesshëm të shpërndarë në të gjitha universitetet e R. Maqedonisë së Veriut.
I. DHËNIA E BURSAVE PËR STUDENTË TË TALENTUAR (50 BURSA MERITORE DHE 10 BURSA SOCIALE)
KUSHTET PËR NDARJE TË BURSAVE
I. Të drejtën e bursës e kanë kandidatët që mësojnë në Universitetet dhe fakultetet e RMV-së.
II. Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet vijuese:
a) Studentët e vitit II, III, IV dhe V gjatë viteve të mëparshme duhet të kenë arritur sukses me notë mesatare mbi 8 (tetë)-STUDENTËVE, QË NUK E KANË MESATAREN MBI 8 TETË, NUK DO JU PRANOHET DOKUMENTACIONI.
b) Të mos kenë përsëritur gjatë vitit arsimorë;
c) Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga institucionet apo ndërmarrjet tjera;
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PJESËMARJE NË KONKURSIN
PËR BURSA
1. CV (biografi), email adresën dhe numrin e celularit.
2. Kopje të indeksit (dy faqet e para – faqen e fotografisë dhe faqen ku është regjistruar semestri i fundit).
3. Vërtetim i notave ku mund të shihet nota mesatare (Në fakultetet që ky dokument është me pagesë, ata student do ti sjellin vetëm fotokopjet e notave që i kanë marrë në indekset e tyre).
4. Për studentët e vitit II, III, IV, V dhe VI vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin akademik 2020/2021, si dhe vërtetim me numrin e provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet e mëparshme;
5. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes (për anëtarët e pensionuar – fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale – fletpagesën e ndihmës sociale, për ata që nuk punojnë – vërtetim nga Enti i Punësimit se nuk janë në marrëdhënie pune);
6. Kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit.
VLERA E BURSAVE
Vlera e bursës për studentët për vitin akademik 2020/2021 do të jetë :
* 6.000,00 denarë për çdo muaj.
Bursistëve do t’u ndahet bursë 9 muaj në vit (aq sa zgjatë viti akademik shkollor), ndërsa pagesa do të bëhet çdo muaj.
Kandidatëve që u është ndarë bursa, e kanë të drejtën e shfrytëzimit të bursës nëse gjatë shkollimit e ruajnë suksesin e nevojshëm dhe kushtet e parapara me marrëveshjen për shfrytëzimin e bursës.
IV. VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
Dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në zyrat e Fondacionit të Shkencës dhe Kulturës “Dituria”, Bulevardi vëll. Gjinoski, Rruga Koço Zozi, nr. 41.
Dokumentacioni dorëzohen në afatet vijuese :
* prej 29.10.2020 deri më 07.11.2020, çdo ditë përpos ditës së diel brenda orëve 12.00-16.00.
Gjatë dorëzimit të dokumentacionit për bursë studentore, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin.
Për rezultatet e konkursit, studentët do të informohen përmes faqes tonë në Facebook si dhe në zyrat e Fondacionit të Shkencës dhe Kulturës “Dituria”.
S Q A R I M
1. Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga vetë kandidati.
2. Dokumentet e kandidatëve që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, gjegjësisht që nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.
3. Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet prapë, pra mbetet në arkivin e Fondacionit.
5. Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i futur në zarf.
28.10.2020
Drejtoria e Fondacionit